Fjalë Kyçe

​Pritet ndryshimi i normave tatimore në Kosovë

​Pritet ndryshimi i normave tatimore në Kosovë

Qeveria e Kosovës po planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore. Në Koncept-dokumentin e përgatitur nga Ministria e Financave, të cilin e ka siguruar Buletini Ekonomik janë propozuar dy variante për normat e tatimit në pagë.

Opsioni në përputhje me programin e Qeverisë parasheh rritje në përqindje të normave në krahasim me ato aktuale – por edhe ngritje të pragut të pagës që nuk preket nga tatimi.

Këto janë dy opsionet e propozuara nga Qeveria e Kosovës në Koncept Dokumentin për Rishikimin e Politikave Tatimore:

Opsioni 1:

–Të ardhurat e tatueshme deri në vlerën e 150 euro në muaj (1800€ në vit), të tatohen me normë prej 0%;

– Të ardhurat e tatueshme nga 150 euro në muaj (1800€ në vit) deri në 250 euro në muaj (3000€ në vit) të tatohen me normë prej 4% të shumës mbi 150 euro (1800€);

– Të ardhurat e tatueshme nga 250 euro në muaj (3000€ në vit) deri në 450 euro në muaj (5400€ në vit) të tatohen me normë prej 10% të shumës mbi 250 euro (3000€);

–Të ardhurat e tatueshme nga 450 euro në muaj (5400€ në vit) deri në 650 euro në muaj (7800€ në vit) të tatohen me normë prej 12% të shumës mbi 450 euro (5400€);

– Të ardhurat e tatueshme mbi 650 euro në muaj (7800€ në vit) të tatohen me 15% të shumes mbi 650 euro (7800€).

Opsioni 2:

Duke pas për bazë programin e Qeverisë dhe reformave të përfshira në program, ky opsion e merr për bazë ngritjen e pragut të pagës minimale në 250 euro.

Fillimisht, ky opsion përfshin këto norma tatimore:

–Të ardhurat e tatueshme deri në vlerën e pagës 250 euro në muaj (3000€ në vit) të tatohen me normë prej 0%;

– Të ardhurat e tatueshme nga 250 euro në muaj (3000€ në vit) deri në 450 euro në muaj (5400€ në vit) të tatohen me normë prej 10% të shumës mbi 250 euro në muaj;

– Të ardhurat e tatueshme nga 450 euro në muaj (5400€ në vit) deri në 650 euro në muaj (7800€ në vit) të tatohen me normë prej 12% të shumës mbi 450 euro në muaj;

– Të ardhurat e tatueshme mbi 650 euro në muaj (7800€ në vit) të tatohen me normë prej 15% të shumës mbi 650 euro në muaj;

“Në aspektin e të hyrave, opsioni i dytë është pozitiv. Kjo politikë do të rezultonte me rritje të të hyrave për rreth 3.2%, adresim të mungesës së progresivitetit, dhe kontribuim më të barabartë, bazuar në kapacitetet kontribut-dhënëse”, thuhet në këtë dokument./Buletini Ekonomik