Fjalë Kyçe

Pritje të gjata në Merdar edhe të dielën

Pritje të gjata në Merdar edhe të dielën

Po vazhdojnë edhe ditën e diele pritjet e gjata në pikëkalimin kufitar në Merdar, për të kaluar nga Kosova në Serbi.

Numri i madh i mërgimtarëve që ishin në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit dhe kthimi i tyre për në vendet ku jetojnë dhe punojnë, ka bërë që ditëve të fundit të ketë kolona të gjata në shumicën e pikëkalimeve kufitare me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdar të dielën shkojnë deri në 3 orë, derisa gjatësia e kolonës është 1,5 kilometër.

Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, të cilat po shkojnë deri në 40 minuta. Gjatësia e kolonës në këtë pikëkalim kufitar është 300 metra.