Njësia B-1 e Termoncentralit “Kosova B” është aktualisht jashtë funksionit. Kjo njësi është ndaluar nga operimi pas mesnatës, si pasojë e rritjes së humbjes së ujit.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i KEK’ut, Skënder Bucolli. Sipas Bucollit, janë identifikuar se ku kanë qenë defektet dhe se njësia pritet të kthehet në operim nesër në mesditë.
“Njësia B-1 është ndaluar nga operimi me dt. 04.01.2024 pas mesnate si pasoj e rritjes së humbjes së ujit, njësia nuk është nominuar nga TC-B për dt. 05.01.2024. Sot ekspertët e TC-B-së kanë arritur të bëjnë defektazhën ku janë identifikuar disa rrjedhje në kaldajë të cilat pritet të eliminohen deri nesër në mesditë, pastaj njësia do të kthehet në operim”, thuhet në përgjigjet e Bucoolit.