Fjalë Kyçe

Projekti në sirtar, Komuna midis dy opsioneve për sallë koncertale

Projekti në sirtar, Komuna midis dy opsioneve për sallë koncertale

Projekti i “One Roof – Germia for Concert Hall” – i realizuar nga arkitekti me nam botëror, japonezi Kengo Kuma, në partneritet me kolegun e tij në Kosovë, Bekim Ramku – e parasheh sallën koncertale në objektin e ish-shtëpisë së mallrave “Gërmia”
Menaxhmenti i ri i kryeqytetit është para dy opsioneve: ta çojë përpara procesin që e bën ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” sallë koncertale apo të nisë procedura për tjetër lokacion. Projekti ideor është gati dhe është paraparë për opsionin e parë. Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, në programin me të cilin ka kërkuar përkrahje të qytetarëve, sallën koncertale e ka “zhvendosur” prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, por do ta çojë përpara atë që bëhet më shpejt