Fjalë Kyçe

Prokuroria: I riu në Suharekë u vra në vendin e punës

Prokuroria: I riu në Suharekë u vra në vendin e punës

Prokuroria e Prizrenit ka dhënë detaje për rastin e vrasjes që ka ndodhur sot paradite në rrugën e Reshtanit, në Suharekë.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tha për KALLXO.com se vrasja është kryer në ambientet e një kazinoje.

Sipas kryeprokurorit, viktima është vrarë në vendin e tij të punës.

“Ende nuk kemi të dyshuar për këtë rast. Nuk është arrestuar ende askush, jemi duke i mbledhur provat”, ka thënë Shala.

KALLXO.com merr vesh se viktima J.A. është nga fshati Mushtisht i Suharekës.