Fjalë Kyçe

Prokuroria jep detaje për rastin ku humbi jetën 27 vjeçari në Mitrovicë

Prokuroria jep detaje për rastin ku humbi jetën 27 vjeçari në Mitrovicë

Dy persona, punëdhënësi dhe punëkryerësi janë ndaluar në stacionin policor të hënën në Mitrovicë, rreth rastit së shembjes së një pjese të objektit të hotel “Adriatiku” ku humbi jetën i riu 27 vjeçar Visar Behrami.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin prokurorja e rastit, Fetije Bajrami e cila theksoi se po ashtu në pyetje janë marr tre persona, të cilët cilësohen si dëshmitar të këtij rasti.

“Mbrëmë janë ndaluar dy persona punëdhënësi dhe punëkryerësi, tre dëshmitar janë proceduar mbrëmë. Viktima është nxjerr pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit është dërguar viktima për obduksion”, ka thënë Bajrami.

Ndërkaq edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Telegrafin konfirmoi se personi i nxjerr nga shembja e këtij objekti është i riu 27 vjeçar me inicialet V.B.

“Pas disa orë kërkimi është gjete trupi i pajetë i viktimës V.B, 207 vjeçar, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Ndryshe, një pjesë e ish-hotel “Adriatik”, është rrënuar të hënën rreth orës 16:00, duke e zënë kështu një person në brendësin e saj, ndërsa tre të tjerë kanë arritur të ikin.

Nga ora 17:00 e deri pak pas mesnatës kanë zgjatur kërkimet e ekipeve të shpëtimit, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve dhe FSK-së për gjetjen e trupit të të riut nga Mitrovica.

I riu 27 vjeçar, Visar Behrami ishte duke punuar në objektin e ish hotelit bashkë me tre punëtorë të tjerë, kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasdites së të hënës.