Avokati Gazmend Halilaj,i cili zbuloi rastin e vajzës nga Drenasi kishte shkruar në profilin e tij në rrjete sociale se është arrestuar.
Por, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Përmes një komunikate për media Prokuroria Themelore ka njoftuar se avokati, Gazmend Halilaj, ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dhe nuk është arrestuar, siç kanë shkruar sot disa media, thuhet në komunikatën e prokurorisë, shkruan Gazeta Alo.
“Intervistimi i avokatit Halilaj, është në vazhdën e veprimeve hetimore, për shkak të rastit që jeni tashmë të gjithë në dijeni”, thuhet më tutje në komunikatë.
Po ashtu, Prokuroria e Prishtinës, njofton se për këtë çështje vendosin ata duke u bazuar në prova dhe fakte konform dispozitave ligjore, si dhe, në asnjë mënyrë nuk bien në ndikim të askujt, për asnjë rast e as për rastin në fjalë.
Prokuroria ka kërkuar mirëkuptim nga mediat, që të mos publikojnë shkrime të pakonfirmuara nga Sistemi prokurorial e posaçërisht kur ka të bëjë me punën e prokurorëve, me të cilat e pengojnë dhe mund të dëmtojnë rrjedhën normale të hetimeve./Gazeta Alo/