Fjalë Kyçe

Promovohen dy libra të akademik Sabri Hamitit

Promovohen dy libra të akademik Sabri Hamitit

Vepra letrare e akademik Sabri Hamiti ka një vend të veçantë në historinë e lehtësisë shqipe.
Hamiti konsiderohet si njëri ndër kritikët më me ndikim në kritikën letrare shqipe, një poet, romancier dhe studiues i rëndësishëm i lerave shqipe.
Këto vlerësime për akademik Hamitin u bënë sot gjatë promovimit të dy librave të tij, “Testamenti” dhe “Kukata e Sokratit”, promovim që u mbajt sot në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani” në kuadër të edicionit të 17-të të Javës së Bibliotekës.
Librat, “Testamenti” me studime letrare, ndërsa “Kukuta e Sokratit” një përmbledhje me poezi lirike, u konsideruan nga studiuesit tanë, si vepra të arritura dhe me mjaft vlerë për letërsinë.
Veprat janë të shkruara në dy standarde të ndryshme, e para, “Testamenti” në gjuhën letrare, ndërsa e dyta, “Kukata e Sokratit”, është shkruara në gegërishten letrare.
Fazli Gajraku, drejtor i BKK, “Pjetër Bogdani”, ka potencuar me këtë rast se akademik Sabri Hamiti konsiderohet ndër kritikët me më ndikim të kritikës letrarë.

“Akademik Hamiti konsiderohet ndër studiuesit më brilant dhe kritiku letra më me ndikim në letërsisë shqipe, dhe vepra e tij konsiderohet klasikë me vlerë për letërsinë shqipe”, ka thënë ai, duke shtuar se si autorë i veprave të zhanreve të ndershme të letërsisë është interpretuar edhe si mbrojtës i dhe simbolizues i vlerave elitare të shqipes.
Ndërkaq akademik Ali Aliu, duke folur për poezinë e Hamitit dhe librin “Kukata e Sokratit”, ka pohuar se akademik Hamiti është shkrimtar i rëndësishëm dhe më peshë të veçantë në letërsinë tonë kombëtare.
Sipas tij, Hamiti është poet majash në radhë të parë, studiues dhe historian i letërsisë shqipe, me një veprimtari letrare gati gjysmë shekullore.

“Në natyrën e poezisë së Hamitit, bosht bartës është refleksi, nervi i mendimit. Ai para së gjithash vë në lëvizje shqetësimin, zgjon dhe grishë emocionin në shoqëri”, ka thënë akademik Aliu.
Aliu ka folur edhe për 4 poezitë e librit “Kukata e Sokratit”, kushtuar Prishtinës, në veçanti për poezitë binjake, ‘Prishtinë”, dhe Prishtina”.
Kurse akademik Rexhep Ismajli ka potencuar në fjalën e tij, se akademik Hamiti shquhet si studiues që studimet për letërsinë i ka parë ndryshme nga rretih dhe është marrë më shumë me interpretimin dhe në kontekstualizimin e veprave.

“Te Hamiti vlejnë ide me burim të autorëve modernë botërorë, të narracionit, të periudhës së strukturalizmi”, ka pohuar ndër të tjerash akademik Ismajli.