Fjalë Kyçe

Pronarët e lojërave të fatit i ikin ligjit, bastoret po funksionojnë online

Pronarët e lojërave të fatit i ikin ligjit, bastoret po funksionojnë online

Dy vrasje nëpër kazino në Kosovë, u bënë shkas që institucionet të intervenojnë për mbylljen e lojërave të fatit.

Me anë të Projektligjit të përgatitur nga Qeveria e Kosovës e cili u miratua edhe në Kuvend, lojërat e fatit do të mbyllen për 10 vjetët e ardhshme në Kosovë, raporton lajmi.net.

E menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij projektligji,  institucionet kanë filluar me mbylljen e bastoreve dhe lojërave tjera të fatit në Kosovë.

Madje, në disa raste, policia ku i gjeti disa duke funksionuar, arrestoi edhe disa persona.

E ligjit po i ikin kompanitë e basteve online në Kosovë.

Ato po funksionojnë normalisht, si para miratimit të ligjit.

Secili qytetar i Kosovës mund të hyjë lirshëm në ueb-faqet e të njëjtave, dhe të luajë normalisht.

Nuk dihet nëse institucionet e Kosovës kanë ndonjë strategji për mbylljen e basteve online, mirëpo deri në veprimin e tyre të njëjtat po vazhdojnë të funksionojnë rregullisht.