Fjalë Kyçe

Pronari i lokalit i kërkoi familjes Ajeti 1200 euro në ditë për të mbajtur të pamet

Pronari i lokalit i kërkoi familjes Ajeti 1200 euro në ditë për të mbajtur të pamet

Familja e akademikut Idriz Ajeti ka reaguar lidhur me spekulimet e mediave rreth ceremonisë së të pameve. Akademiku Idriz Ajeti dha një kontribut të paçmuar për shkencën e albonologjisë, por ishte edhe pjesë e rezistencës politike shqiptare kundër regjimit serb para por edhe pas viteve ’90-të. Ai vdiq para pak ditësh në moshë të shtyrë, derisa ka pasur kritika në drejtim të institucioneve për një organizim të mangët të ceremonisë së varrimit për një figurë çfarë ishte akademik Ajeti.

Reagimi i familjes i përcjell përmes llogarisë në Facebook të Jon Ajetit.

SQARIM PËR TË GJITHA PORTALET SI DHE PSUEDO GAZETARËT

Ka disa ditë që po qarkullojnë “shkrime” të ndryshme për sa i përket pritjes për ngushllime apo pamjes me rastin e shuarjes së Akademik Idriz Ajeti,e gjitha kjo e nxjerr nga një deklaratë e familjarit të Ajetit i cili pohoi se shuma për lokalin ishte e pa përballueshme për ta.

Si zakonisht,te ne, secili njeri që ka përpara një tastier e një llogari në Facebook e quan vetën të denjë të nxjerr përfundime qe nuk mund të jenë me larg nga e vërteta.

Fillimisht me procedurat protokollare të homazhit e ceremonisë mortore është marr Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës,pjesë e themeltar i të cilës ishte i ndjeri. Ne homazhe,të pranishëm ishin një numër i njerëzish që nuk do mund ta mbushnin as një klasë të shkollave fillore në Kosovë e me e keqja munguan fytyrat më të rëndësishme të vendit. Në kuadër të dy fjalimeve që u mbajtën theksohej rëndësia e punës shumë vjeçare e Akademikut si dhe fjalia më e përsëritur “ Akademik Ajeti nuk i takonte vetëm familjes Ajeti por gjithë trevave ku flitej gjuha shqipe,gjuha për të cilen ai punoi kaq shumë”.

Është fakt se ai nuk jetoi në varfëri ,e cdo të ardhur në emër të tij ai e ka merituar. Por fakt është edhe se meritonte një organizim shtetëror me prani të të gjithë strukturave më të larta shtetërore,organizim të denjë për një njeri që është marr me studime shkencore e ngritje të kulturës mbi gjuhën dhe të drejtat njerzore.

Me gjitha këto shkrime e spekulime ne po e largojmë vëmendjen nga ajo çka është e rëndësishme që studimet e tij nuk i shërbejnë vetëm atij po do ndritin rrugëtimin e shumë brezave me rradhë që do të vijnë.

P.s :

1) Jo çdo njeri që është fotografuar me të e ka njohur personalisht Akademikun e megjithatë kjo nuk i ka ndaluar të shpifin e te nxjerrin informacione të pavërteta

2) Për ata që kanë shkruar se motra e tij nuk ka dashur të xhirohej në njërin nga rastet, a mund të na tregoni cilat nga motrat e tij janë gjallë(pasi që Idriz Ajeti ka qenë i fundit që ka vdekur nga brezi i tij)

3)Familjarëve u është kërkuar për njërin nga lokalet në të cilën është menduar të bëhet pritja/pamja shumë prej 1200 eurove për një ditë. Një pyetje për të gjithë,cila famijle kosovare me të ardhurat që marrim mund ta përballojë këtë shumë brenda një dite?

4) Për të gjithë ata që thonë famijla nuk ka bërë kërkesë në institucione, duhet të turpërohen që nuk i dolëm haku një mendje-ndrituri si Akademik Ajeti.

Familja Ajeti, 20.02.2019