Fjalë Kyçe

Protesta e opozitës, ja masat e marra nga policia

Protesta e opozitës, ja masat e marra nga policia

Opozita ka thirrur sot në orën 20:00 protestë kombëtare, e para pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Prej ditës së djeshme, organet ligjzbatuese kanë marrë masa pranë institucioneve si kryeministria, ministria e brendshme dhe parlamenti. Pranë kryeministrisë janë vendosur prozhektorë të rinj, që mundësojnë ndriçimin e vendqëndrimit të efektivëve të policisë.

Në kuadër të masave gjithashtu janë pastruar kamerat e sigurisë, për të bërë të mundur dokumentimin e protestës së opozitës. Masa tjera pritet të merren nga policia dhe garda në vijim, ku do vendoset gardhi metalik dhe ndryshohet dera aktuale e kryeministrisë, me një dere tjetër me fletë metalike.