Fjalë Kyçe

Protesta masive kundër masave për mbyllje shkaku i koronavirusit në Gjermani

Protesta masive kundër masave për mbyllje shkaku i koronavirusit në Gjermani

Në mbarë Gjermaninë, pritet që mijëra njerëz të dalin në protestë, kundër masave për mbyllje shkaku i coronavirusit, ndërsa po kërkojnë lehtësimin e masave.

Prej zemërimit për masat e bllokimit, në një plan të supozuar të vaksinave nga Bill Gates, vala në rritje e demonstratave në Gjermani nga teoricienët e komplotit, ekstremistët dhe ata që janë kundër vaksinës ndaj coronavirusit, e ka alarmuar edhe kancelaren Angela Merkel, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, kishte shumë pak protestuesit që shprehnin pakënaqësitë e tyre lidhur me mbylljen si pasojë e coronavirusit, por me kalimin e javëve, protestat ishin edhe më masive në qytetet krysore gjermane.

Policia gjermane ka nisur hetime, pasi sot para zyrës së kancelares Merkel, është vendosur një gur varri, si pjesë e kësaj proteste.

“Liri për shtypin, liri për opinionet, lëvizjen dhe kuvendin. Demokracia 1990 – 2020”, shkruan afër atij guri, ku kishte edhe lule të kuqe dhe qirinj të ndezur.

Berlini, Shtutgarti dhe Mynihu pritet të jenë kryeqytetet ku do të grumbullohen mijëra protestues, që pritet të tregojnë edhe dhunë ndaj mbrojtësve të rendit.