Fjalë Kyçe

Protesta masive në Brazil kundër presidentit të vendit Bolsonaro

Protesta masive në Brazil kundër presidentit të vendit Bolsonaro

Mijëra brazilianë kanë marshuar në rrugët e Sao Paulos për të protestuar kundër presidentit Bolsonaro. Duke brohoritur dhe mbajtur pankarta, protestuesit kanë marshuar nga sheshi Paulista deri në qendër të qytetit me thirrjet për shkarkimin e presidentit Bolsonaro.

Ata kanë kritikuar mënyrën se si po e menaxhon pandeminë e koronavirusit. Deri tani, më shumë se 460 mijë brazilianë kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Protestuesit kanë thënë se është detyrë e qytetarëve të Brazilit që ta largojnë nga pushteti Bolsonaron, i cili edhe e ka vënë në dyshim virusin, megjithëse u infektua edhe vetë.

Protesta është organizuar prej grupeve e lëvizjeve të ndryshme, përfshirë edhe përkrahësit e partive majtiste dhe sindikatave të ndryshme të punëtorëve. Në marsh, janë dëgjuar edhe thirrje për më shumë të drejta për qytetarët indigjenë dhe gratë braziliane.