Republika Çeke është përfshirë nga protesta masive, ku protestohet kundër kyeministrit Andrej Babis.
Të paktën 200 mijë njerëz kanë dalë në rrugët e Pragës duke i bërë thirrje kryeministrit për dorëheqje.
Më herët ishte thënë se Babis përdori subvencione të Bashkimit Evropian për biznesin e tij privat. Këto akuza kryeministri i Çekisë i ka mohuar.
Protesta u mbajt në prag të 30 vjetorit të Revolucionit Velvet, i cili i dha fund sundimit komunist që atëherë ishte çeko-sllovaki.