Fjalë Kyçe

Protesta të dhunshme në Suedi pas djegies së kopjes së Kuranit nga ekstremi i djathtë

Protesta të dhunshme në Suedi pas djegies së kopjes së Kuranit nga ekstremi i djathtë

Aktivistët e ekstremit të djathtë dogjën një Kuran në qytetin jugor suedez të Malmos, duke shkaktuar protesta dhe trazirë pasi më shumë se 300 njerëz u mblodhën për të protestuar, tha policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën objekte ndaj policisë dhe shërbimeve të shpëtimit të premten mbrëma, duke plagosur lehtë disa oficerë policie, ndërsa u arrestuan rreth 15 persona.

Dhuna pasoi djegien e një Kurani të premten pasdite, pranë një lagjeje kryesisht me migrantë, që u krye nga aktivistë të ekstremit të djathtë dhe u filmua dhe postua në internet, sipas agjensisë së lajmeve TT.

Më vonë, tre persona u arrestuan nën dyshimin e nxitjes së urrejtjes kundër një grupi etnik pasi dogjën librin e shenjtë të muslimanëve.