Fjalë Kyçe

​Protestë e madhe në Berlin, ngritet zëri kundër luftës në Ukrainë

​Protestë e madhe në Berlin, ngritet zëri kundër luftës në Ukrainë

Një numër shumë më i madh se sa pritej i protestuesve u mblodhën në Berlin për të protestuar kundër luftës në Ukrainë, thanë organizatorët dhe policia.

Protesta, e organizuar bashkërisht nga organizatat e të drejtave të njeriut, lëvizjet e paqes, sindikatat dhe kishat, mori një numër dukshëm më të madh protestuesish në vend të 20.000 sa ishin paralajmëruar.

Policia përmendi “numrin e ulët gjashtëshifror”, ndërsa organizatorët flasin për mbi gjysmë milion protestuesish.

Për shkak të numrit të madh të të grumbulluarve, policia ka zgjeruar disa herë hapësirën për grumbullimin e protestuesve.

Folësit në tubim kërkuan përfundimin e aktiviteteve ushtarake dhe rifillimin e negociatave dhe që autoritetet ruse të tërhiqen nga Ukraina.

Në të njëjtën kohë u kërkua pritja e papenguar e refugjatëve nga Ukraina.

Kancelari gjerman Olaf Scholz në një seancë të jashtëzakonshme të Bundestagut sot njoftoi miratimin e eksporteve të armëve në Ukrainë, rritjen e buxhetit ushtarak të Gjermanisë dhe përshpejtimin e procesit të reduktimit të varësisë nga burimet ruse të energjisë./kp