Fjalë Kyçe

Protestojnë serbët e veriut, kjo është arsyeja

Protestojnë serbët e veriut, kjo është arsyeja

Banorët serb në veri të vendit janë duke protestuar për siç kanë thënë ata ‘kundër aneksimit të Mitrovicës nga ana e Prishtinës’.

Kryetari i Listës serbe, Igor Simiq, në deklarimet e tij për mediat serbe u ka bërë thirrje qytetarëve të pjesës veriore të Mitrovicës për të protestuar kundër ‘aneksimit të pjesës veriore të Mitrovicës’, e cila do të mbahet sot në mesditë përpara zyrave të EULEXIT dhe Bashkimit Evropian, shkruan kallxo.com.

Simiq na një deklaratë siç transmetojnë mediat serbe, ka thënë se “Protesta do të mbahet për shkak të paralajmërimit të Prishtinës për aneksimin e Mitrovicës dhe të gjithë pjesës veriore, gjithashtu edhe për presionin e ushtruar nga Prishtina ndaj politikanëve dhe serbëve të pjesës veriore të Kosovës”.