Fjalë Kyçe

Provoni të shani Zuckerbergun në Facebook dhe ja çfarë do t’ju ndodhë

Provoni të shani Zuckerbergun në Facebook dhe ja çfarë do t’ju ndodhë

Nëse jeni të pakënaqur me Facebook dhe punonjësit e tij dhe kërkoni ta shfryni inatin me komente apo postime në rrjetin social, më mirë të mos e beni.
Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, ka instaluar një sistem, i cili kap të gjitha kritikat, duke përfunduar kështu në lisën e zezë.

Sipas asaj që raporton CNBC, menjëherë profili juaj do të kontrollohet nga grupet e inteligjencës. Për të hyrë në listën e zezë mjafton shumë pak, një sharje në drejtim të Zuckerberg apo punonjësve të kompanisë.

Në vëzhgim merren edhe ish-punonjësit në raste të veçanta. Sipas Facebook, kjo ndodh për të ruajtur sigurinë e stafit.