Të gjithë kryebashkiakët aktualë në Shqipëri, të cilët kanë tre mandate, pritet të mos kenë më mundësi për të kandiduar sërish në zgjedhjet që pritet të mbahen më 30 qershor të 2019-ës.
Burime nga Partia Socialiste thanë për Report Tv, se do të kërkojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të mos pranohet kandidatura e asnjë kryebashkiaku që ka tre mandate.
Të njëjtat burime thanë se kërkesa pritet të parashtrohet sot në mbledhjen e KQZ-së, në orën 13:00.
Kështu, Partia Socialiste, i mbyll rrugën për rikandidim kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Qazim Sejdinit të Elbasanit, por edhe Xhelal Mziut të propozuar nga PD, që drejton bashkinë e Kamzës.