Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.
LDK-ja ka lëshuar sallën por është përkrahur nga deputetët e PSD-së, pasi kryeministri Haradinaj u zotua se do t’i plotësojë 5 kërkesat e këtij subjekti.
Buxheti u miratua me 62 vota pro.
Edhe një herë si me rezolutën për dialog me Serbinë, PSD-ja e shpëtoi Qeverinë Haradinaj dhe koalicionin qeveritar duke ia bërë kuorumin dhe siguruar votat/Gazeta Alo/