Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe bashkëdrejtuesi i delegacionit shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në Prishtinë ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Siç njofton komunikata, Ahmeti e njoftoi diplomatin italian me planin e punës dhe me përkushtimin e delegacionit shtetëror, për transparencë gjatë procesit të dialogut.
Duke e shprehur mbështetjen e Republikës së Italisë për dialogun, thuhet tutje në komunikatë, Piero Cristoforo Sardi përshëndeti konsensusin e arritur dhe formimin e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës.