Një delegacion i Partisë Socialdemokrate ka bërë sot homazhe pranë shtatoreve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, në përkujtim të jetës dhe veprës së tyre.
Në njoftimin për media të kësaj partie thuhet se “Arbeni dhe Moni kanë rënë për liri dhe barazi në demonstratën e 10 shkurtit 2007”.
“Dymbëdhjetë më vonë, urdhënësit dhe ata që i humben jetën Arbenit dhe Monit janë ende të lirë. Dhe sot nuk e gëzojmë ende lirinë e drejtësinë për të cilën ranë ata dhe u plagosën mbi tetëdhjetë protestues të tjerë. Kujtimi i 10 shkurtit ka aq vlerë sa besnikëria ndaj kërkesës së tij, kërkesave të sotme”, thuhet në njoftimin e PSD-së