Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar se, ka shkarkuar Anton Shalën nga të gjitha pozitat udhëheqëse në këtë subjekt politik.
PSHDK ka njoftuar se, arsyeja e shkarkimit të Anton Shalës, i cili është kryetar i Bashkësisë së degëve të Partisë Demokristiane në Gjakovë, njëherësh edhe kryesues i Asamblesë në Gjakovë, nga koalicioni AAK-PSHDK në nivelin lokal, ka ardhur si shkas ku Shala kishte bojkotuar koalicionin LDK-PSHDK dhe iu kishe bashkangjitur koalicionit AAK-PSD dhe kandidatit Pal Lekaj, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga kjo parti.
“Prandaj për arsye të bojkotit të zgjedhjeve dhe kandidatëve të PSHDK-së, sot Kryesia e PSHDK-së unanimisht, pa asnjë votë kundër ka vendosur që Anton Shala të shkarkohet nga të gjitha pozitat udhëheqëse në PSHDK. Ai nuk është më as përfaqësues i PSHDK-së, në asamblenë komunale në Gjakovë”, thuhet në njoftim.