Fjalë Kyçe

Pse po vdesin kaq shumë njerëz në Malin Everest

Pse po vdesin kaq shumë njerëz në Malin Everest

Linja të gjata në majën e Malit Everest, pjesërisht për shkak të disa ditëve me mot të mirë kanë kontribuar në vdekjen e disa alpinistëve këtë javë, raportojnë mediat.

Këto turma njerëzish shkaktojnë edhe vdekje. Një nga alpinistët Nihal Bagëan nga India, 27 vjeçar i cili vdiç ishte i ngujuar për më shumë se 12 orë dhe ishte I rraskapitur, I thanë një medias francize kompania Keshav Paudel që organizon ngjitjet në Everest.

“Ciceronët lokalë e bartën atë deri tek kampi 4, por aty ai bëri edhe frymën e fundit”

Radhët e gjata nënkupton se njerëzit do të shpenzojnë më shumë kohë në maja që janë të dëmshme për trupin e njeriut, dhe nëse duan të zbresin nga maja për shkak të gjendjes shëndetësore, duhet të presin gjatë për të marrë tretman mjekësor për ti shpëtuar, tha një ekspert.

Everesti është maja më e lartë malore në botë, 8848 metra mbi nivelin e detit. Megjithatë, alpinistët mund të përjetojnë sëmundje të menjëhershme malore, edhe në lartësitë më të vogla p.sh në 2500 metra tha Dr. Andreë Luks, profesor në repartin e Pulmologjisë në Universitetin e Mjeksësisë në Washington, shkruan LiveScience.