Shumica e njerëzve besojnë se të qenit i shoqëruar me dikë ndihmon në lehtësimin e stresit.
Por, ekspertët tregojnë se të qëndron vetëm mund të jetë ide e mirë.
Dr.Ruhi Satija, konsulente psikiatër dhe psikoterapiste thotë se koha e kaluar vetëm luan një rol kryesor në shëndetin mendor.
“Të jesh pranë njerëzve të tjerë mund të krijoi stres. Ju shqetësoheni për atë që mendojnë njerëzit,ndryshoni sjelljen tuaj për të shmangur refuzimin dhe për t’u përshtatur me pjesën tjetër të grupit”, tha ajo.
Sipas saj, ekziston një ndryshim midis vetmisë dhe të qëndruarit vetëm’. Ajo thotë se vetmia shoqërohet me negativitet, ndërsa të qëndruarit vetëm ju ndihmon të ndiheni më rehat.
Këto janë disa nga arsyet pse të kalosh kohë vetëm është e rëndësishme për shëndetin mendor:
1.Eksplorimi personal:
Kalimi i kohës me veten dhe të qenit rehat çon në të kuptuarit e zgjedhjeve, pëlqimeve dhe mospëlqimeve tuaja.
Do të jeni më aftë të kuptoni pse silleni në një mënyrë të caktuar.
2.Kreativiteti
Kreativiteti është një mjet i shkëlqyeshëm për të ruajtur shëndetin mendor.
Kalimi i kohës në një hobi dhe përdorimi i mendjes për të krijuar diçka është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u ndier mirë, kjo kërkon vetmi dhe kohë, e cila është e vështirë të gjendet nëse jeni të rrethuar nga njerëz gjatë gjithë kohës, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
3.Energjia shoqërore
Ndonjëherë ju mund të mos doni të jetoni në rrëmujë.
Kur jetoni vetëm, dilni për të ngrënë vetëm, ose kaloni kohë me veten, ju jeni në kontroll të gjithçkaje që bëni.
Më pak negativitet rrit disponimin dhe prirjen e përgjithshme.
4.Produktiviteti
Produktiviteti juaj rritet shumëfish kur nuk jeni të shqetësuar për atë që po bëjnë të tjerët apo sesi ata po ju gjykojnë.
5.Ndjenja e fuqizimit
Mësoni të qëndroni të sigurt kur jeni vetëm për t’ju ndihmuar të relaksoheni dhe të përqafoni lirinë tuaj.