Fjalë Kyçe

Publikohen pamjet brenda spitalit ku po kurohet presidenti Trump

Publikohen pamjet brenda spitalit ku po kurohet presidenti Trump

Presidenti Donald Trump mbrëmjen e djeshme ka përfunduar në  Qendrën Mjekësore Walter Reed në Washington, pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua pas infektimit me koronavirus.

Sipas Daily Mail, Trump do të qëndrojë në Suitën Presidenciale që ndodhet në një prej 88 ndërtesave të këtij spitali.

Kjo suitë,  është një nga gjashtë dhomat e veçanta të pacientëve të rezervuara për oficerë të rangut të lartë ushtarak dhe anëtarët e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

Edhe pse Shtëpia e Bardhë pretendon se dërgimi i  Trump në spital është vetëm një masë paraprake, kanë dalë spekulime  se gjendja e tij mund të jetë më e rënduar nga se thuhet në deklaratat zyrtare.

Në dhomën e ngrënies gjendet edhe një abazhur i madh kristali, çka tregon se presidentit nuk do t’i mungojë luksi me të cilin është mësuar.

Ndërkohë pamjet e dhomës së ndenjies i përkasin vitit 2017 dhe nuk dihet se si ajo është dekoruar tani.

Fotot më poshtë tregojnë se suita i ngjan një hoteli luksoz!