Fjalë Kyçe

Publikohen pamjet e reja, trafikantët shqiptar me skafandër dhe maska në gomone

Publikohen pamjet e reja, trafikantët shqiptar me skafandër dhe maska në gomone

Dalin pamjet e reja të ndjekjes së dy gomoneve në ujërat greke nga operacioni i një dite më parë. Nga pamjet e publikuara ditën e sotme në mediat greke duket skafisti i cili manovron në det si profesionist. Siç duket edhe nga pamjet, trafikantët ishin të maskuar me skafandër.

Nga operacioni i i djeshëm i policisë greke fillimisht u raportuan se ishin dy shqiptarë që ishin prangosur dhe personi i tretë ishte italian. Mediat greke sqarojnë se të tre trafikantët e arrestuar janë nga Shqipëria, ndërsa identiteti i tyre ende nuk dihet.

Rezistenca e shqiptarëve mori fund pasi u ndoqën dhe u rrethuan nga anijet greke dhe të FRONTEX në detin Egje së bashku me një helikopter. Në momentin që u rrethuan skafistët u dorëzuan duke ngritur duart.

Gomonet u pikasën ditën e djeshme fillimisht nga rojet bregdetare turke të cilët i kanë ndjekur nga pas, por pa sukses. Në ndihmë të tyre erdhën edhe 10 anije greke, një avion dhe një helikopter i FRONTEX, të cilët bënë të mundur kapjen e njërës prej tyre.

Media greke “Protothema” raportoi më parë se të dhënat çojnë në faktin që dy gomonet janë nisur nga jugu i Shqipërisë me destinacion Turqinë për të çuar hashash dhe për të marrë heroinë. Heroina me pas do shpërndahej në Shqipëri, Greqi e Itali. Tre skafistët dyshohet se kane hedhur heroinën në det.