Fotografia e parë e pllakës së varrit ku prehet Mbretëresha Elizabeta II në kapelën Windsor, është publikuar këtë të premte nga Buckingham Palace.
Pllaka e varrit është vendosur në dyshemenë e Kapelës Përkujtimore të George VI, ku monarkja u varros të hënën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Guri është gdhendur në kujtim të Mbretëreshës, prindërve të saj dhe bashkëshortit të saj të ndjerë, Dukës së Edinburgut.
Ai zëvendëson një pllakë të mëparshme, kushtuar George VI dhe Nënës Mbretëreshë.
Guri i sapo vendosur është rrethuar me lule dhe kurora për të shënuar vdekjen e Mbretëreshës dhe është bërë prej mermeri të zi belg, i gdhendur me dorë me shkronja bronzi, për t’u përshtatur me pllakën e mëparshme.
Familja mbretërore është duke mbajtur një periudhë zie shtatëditore për Mbretëreshën Elizabeta, e cila do të mbyllet të hënën.