Fjalë Kyçe

Publikohet marrëveshja SBASHK-Qeveri, këto do të jenë pagat e mësimdhënësve (DOKUMENT)

Publikohet marrëveshja SBASHK-Qeveri, këto do të jenë pagat e mësimdhënësve (DOKUMENT)

Sindikata e Bashkuara e Arsimit Shkencës dhe Kulturës pas tri jave grevë ka arritur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, që mësimi të fillojë të hënën.

Kryetari Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka konfirmuar se mësimi do të fillojë të hënën. Kjo pasi që siç tha ai janë marrë vesh për ndërprerjen e grevës, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka thënë se kanë arritur një marrëveshje e cila i ofrohet shumë kërkesave të tyre pa specifikuar në detaje se çfarë marrëveshje kanë arritur.

Arritjen e marrëveshjes e kanë konfrimuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Në bazë të një dokumenti, bëhet i qartë propozimi i Qeverisë për mësimdhënësit.

Bëhet e ditur se i njëjti dokument me koeficient dhe rritje të pagave është pranuar edhe nga SBAShK-u./Gazeta Alo/