Forcat e mbrojtjes së Izraelit publikuan një video që tregon një baba duke u përpjekur të kthehej në shtëpi me një foshnjë të porsalindur, por pikërisht në atë moment, binin raketat e lëshuara nga Hamasi.
“Vendoseni veten në vendin e këtij babai. Udhëtoni me një fëmijë të porsalindur. Papritmas, ju e gjeni veten nën zjarrin e raketave”, shkruan në përshkrimin e videos.
Kjo e fundit është bërë në një autostradë, dhe tregon një burrë që mban foshnjën fort në krahë, ndërsa pret goditjen tjetër.
Put yourself in this father's shoes.
You're driving with your newborn baby. Suddenly, you find yourself under rocket fire.
As rockets explode, your only thought is: keep your baby safe.
The IDF will continue to fight against Hamas to protect Israeli civilians. pic.twitter.com/ctBA0T0y0a
— Israel Defense Forces (@IDF) May 15, 2021
Me sa mund të shihet në video, ato janë në kalimin midis rrugëve dhe tingulli i një shpërthimi jehon nëpër qiell.
“Ndërsa shpërthejnë raketat, mendimi juaj i vetëm është të mbani foshnjën të sigurt”, shkruan më tutje.
Ndryshe, forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan vazhdimin e luftës kundër Hamasit dhe sot goditën zyrat e mediave AP dhe Al Jazeera.