Fjalë Kyçe

Publikohet Qarkorja zyrtare që rregullon procedurat e regjistrimit për shtetasit e Kosovës në Gjermani

Publikohet Qarkorja zyrtare që rregullon procedurat e regjistrimit për shtetasit e Kosovës në Gjermani

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka publikuar Qarkoren zyrtare që rregullon procedurat e regjistrimit për shtetasit e Kosovës në Gjermani.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se kjo Qarkore është shpërndarë më 7 mars 2025 tek institucionet lokale të regjistrimit në të gjitha landet e Gjermanisë.

“Me kënaqësi publikojmë Qarkoren zyrtare (Rundschreiben VII2.20104/49#24) të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë (BMI), e cila rregullon procedurat e regjistrimit për shtetasit e Republikës së Kosovës”.

“Kjo Qarkore është shpërndarë më 7 mars 2025 tek institucionet lokale të regjistrimit (Melderegister) në të gjitha landet e Gjermanisë. Megjithatë, për shkak të kohës së shkurtër, mund të ndodhë që ende jo të gjitha institucionet relevante ta kenë pranuar këtë dokument. Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe të gjitha misionet tona konsullore në Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, München dhe Stuttgart mbeten në shërbimin tuaj për çdo sqarim apo informacion shtesë”, ka shkruar Ajeti.