Ka 40 vjet që Milazim Alshiqi punon në Telekomin e Kosovës.
Ai thotë se është kundër privatizimit të kësaj ndërmarrjeje, raporton KTV.
E, nëse veç do të bëhej privatizimi, ai shton se duhet një analizë më e thellë.
Për ofertën e ministrit Valdrin Lluka për pakon financiare për punëtorët që vullnetarisht largohen nga vendet e tyre të punës pas privatizimit, Alshiqi ka thënë se duhet të shqyrtohet.
Ndërsa, në “Interaktiv” të KTV-së, të mërkurën, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se parashikohet një “pako atraktive financiare” për punëtorët që vullnetarisht duan të largohen nga vendet e tyre të punës në Telekom, pas privatizimit.
Lluka ka shpjeguar procesin që do të çojë te privatizimi, i cili, sipas tij, do të ndodhë kah fundi i vitit, teksa në gjashtë muajt e parë fokusi do të jetë në ristrukturim.
Kjo parasheh shkurtim stafi dhe pagash.
Ndërsa, nga Sindikata e Punëtorëve të Telekomit, kanë thënë se janë kundër privatizimit dhe se kjo nuk duhet fare të përmendet derisa të dalin para dre