Fjalë Kyçe

Punëtorët shëndetësorë futen në grevë në Indi, derisa vendi është goditur fort nga Covid-19

Punëtorët shëndetësorë futen në grevë në Indi, derisa vendi është goditur fort nga Covid-19

Më shumë se 3.5 milionë punonjës shëndetësorë në Indi kanë filluar sot grevën dyditore, duke kërkuar paga më të mira dhe pajisje mbrojtëse në kohën kur po zhvillojnë luftën e ashpër kundër coronavirusit.

Greva ka filluar një ditë pasi në këtë vend është regjistruar numër rekord të infektuarve në 24 orë, kurse numri i përgjithshëm i tyre tashmë ka tejkaluar shifrën prej dy milionë, transmeton Telegrafi.

Sekretari i Sindikatës së punonjësve shëndetësorë, A.R. Sindhu, ka deklaruar për Reuters se deri më tani në Indi kanë humbur jetën të paktën 100 punonjës shëndetësor nga COVID-19, kjo për faktin se qeveria nuk u ka siguruar pajisje mbrojtëse dhe gjëra tjera që u nevojiten në këtë kohë.

Edhe pse mund të tingëllojë si diçka e pabesueshme, por në këtë kohë të pandemisë shumica e mjekëve në Indi marrin pagë mujore prej 3.00 ruppe indian apo 40 dollarë.