Fjalë Kyçe

Putin emëron gjeneralin “me histori brutaliteti” për të udhëhequr ushtrinë kundër Ukrainës

Putin emëron gjeneralin “me histori brutaliteti” për të udhëhequr ushtrinë kundër Ukrainës

Rusia ka emëruar një komandant të ri të luftës në Ukrainë, tha të dielën një zyrtar amerikan.

Gjenerali Alexander Dvornikov, 60 vjeç, një nga oficerët ushtarakë më me përvojë të Rusisë, thuhet se do të drejtojë përpjekjet e rinovuara që pritet të godasin rajonet lindore.

Zyrtarët amerikanë thonë se Dvornikov ka një histori brutaliteti ndaj civilëve në Siri dhe zona të tjera të luftës, shkruan skynews.

Zyrtari i lartë që identifikoi komandantin e ri nuk ishte i autorizuar për t’u identifikuar dhe foli në kushte anonimiteti.

Por këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se “asnjë emërim i ndonjë gjenerali nuk mund të fshijë faktin se Rusia tashmë është përballur me një dështim strategjik në Ukrainë”.

“Ky gjeneral do të jetë thjesht një autor tjetër i krimeve dhe brutalitetit kundër civilëve ukrainas,” tha Sullivan në emisionin “State of the Union” të CNN.

“Dhe Shtetet e Bashkuara, siç thashë më parë, janë të vendosura të bëjnë gjithçka që mundemi për të mbështetur ukrainasit ndërsa ata i rezistojnë atij dhe i rezistojnë forcave që ai komandon.”