Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar sot legjislacionin që lejon që individët të etiketohen si agjent të huaj.
Kjo ka marrë kritika nga grupet e të drejtave të njeriut që këtë e cilësojnë si kufizim të lirisë së medieve në vend, transmeton Klan Kosova.
Një ligj fillestar për agjentët e huaj u miratua nga Rusia në vitin 2021, duke iu dhënë autoriteteve pushtet që të etiketojnë organizatat joqeveritare dhe grupet tjera si agjentë të huaj, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Por zgjerimi i definicionit “agjentë të huaj” që të përfshijë edhe persona privat ka ngritur shqetësime.
Është edhe Human Rights Watch që ka reaguar pas firmosje nga Putin, duke kërkuar rrëzimin nga ligjvënësit.