Fjalë Kyçe

Putin i jep urdhrin e meritës të Rusisë, Dodikut

Putin i jep urdhrin e meritës të Rusisë, Dodikut

Udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, e ka përshëndetur “zhvillimin e bashkëpunimit” midis vendit të tij dhe Rusisë pas një takimi të sotëm me presidentin rus, Vladimir Putin.

Dodik ishte në Rusi për një ngjarje sportive të hapur në qytetin lindor të Kazanit.

Ai dhe presidenti rus janë përshëndetur krahëhapur.

Putin falënderoi Dodikun “për ruajtjen e marrëdhënieve të rregullta me Rusinë”, duke shtuar se lidhjet midis dy vendeve “janë krijuar për një kohë të gjatë dhe ato janë absolutisht konstruktive”.

Pas takimit, Dodik tha se atij iu dha urdhri rus i meritës për “kontributin e tij në zhvillimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Bosnje-Hercegovinës”.