Fjalë Kyçe

Putin i tregon Erdoganit kushtet me të cilat do të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës

Putin i tregon Erdoganit kushtet me të cilat do të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin ka biseduar sot me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, ku tema ishte pushtimi rus në Ukrainë dhe mundësia e zgjidhjes së krizës.

Pas një bisede telefonike një orëshe, zyra e presidentit turk tha se Erdogan i kishte thënë Putinit se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje paqësore të konfliktit, duke shtuar se një armëpushim do të lehtësonte shqetësimet për situatën humanitare, raporton trtworld.

Presidenti turk i bëri thirrje homologut rus që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje.

Putin i tha Erdoganit kushtet në të cilat ai do ta bënte këtë, “Rusia do të ndalojë operacionin e saj ushtarak vetëm nëse Ukraina ndalon luftimet dhe nëse kërkesat e Moskës përmbushen”.

Putin shtoi se operacioni në Ukrainë po ecën sipas planit dhe planit dhe se shpreson që negociatorët ukrainas të kenë një qasje më konstruktive në bisedime dhe të marrin parasysh realitetin në terren.

Kujtojmë se zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, tha se është e rëndësishme që Rusia të ketë një bashkëbisedues të besueshëm me të cilin do të bisedojë, ndërkohë që Perëndimi “dogji urat” me Moskën dhe se Ankaraja nuk do të heqë dorë nga lidhjet me Rusinë apo Ukrainën.