Fjalë Kyçe

Putin njeh pavarësinë e zonave të shkëputura të Ukrainës

Putin njeh pavarësinë e zonave të shkëputura të Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin shpalli njohjen e pavarësisë së Donetsk dhe Luhansk, dy zona të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, në një fjalim televiziv drejtuar kombit. Një gjest që përfaqëson një përshkallëzim të krizës ukrainase.

Agjencia e lajmeve TASS raporton se, Kremlini ka bërë të ditur që “presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se është gati të nënshkruajë një dekret për njohjen e pavarësisë së republikave separatiste të Donbasit për kancelarin gjerman Olaf Sholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë se ishin “të zhgënjyer” nga vendimi i Vladimir Putin për të njohur republikat separatiste të Ukrainës lindore.

“Pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, presidenti Vladimir Putin ka njoftuar se do të vendosë të hënën nëse do të njohë dy republikat e vetëshpallura separatiste Donetsk dhe Lugansk në rajonin Donbass të shkatërruar nga lufta të Ukrainës”, raporton Russia Today.

Rebelët e mbështetur nga Rusia në ato zona të vendosura në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, kanë luftuar kundër ushtrisë ukrainase që nga viti 2014, por Moska nuk i ka njohur zyrtarisht republikat e tyre të vetëshpallura, përcjell a2cnn.

Ukraina dhe Perëndimi kanë frikë se nëse kjo ndodh, kjo mund ta bëjë Moskën të dërgojë haptazi forca ushtarake në zonë.

Denis Pushilin, kreu i Republikës Popullore të Donetskut dhe Leonid Pasechnik, lideri i Republikës Popullore të Luhanskut, sot i bënë thirrje Putinit që të njohë rajonet e tyre.

Zyrtarët e lartë duke përfshirë Sergei Naryshkin, shefin e inteligjencës së jashtme dhe ministrin e brendshëm Vladimir Kolokoltsev thanë se Rusia duhet ta bëjë këtë.