Fjalë Kyçe

Putin paralajmëron Perëndimin për dërgimin e raketave në Ukrainë

Putin paralajmëron Perëndimin për dërgimin e raketave në Ukrainë

Presidenti rus,Vladimir Putin, në një intervistë televizive ka bere të ditur se furnizimi i Ukrainës më armë nga perëndimi vetëm sa po e nxit konfliktin.

“Ne supozojmë se ky furnizim nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera ka të bëjë me kompensimin e humbjeve të kësaj pajisjeje ushtarake. Nuk ka asgjë të re këtu dhe nuk ndryshon asgjë në thelb. Me sa duket po flasim edhe për zëvendësimin e asaj që u shkatërrua gjatë luftimeve”,ka thënë Putin.

Putin shtoi se situata do të vështirësohet më shumë nëse furnizimet me armë nga perëndimi vazhdojnë.

” Nëse ato furnizohen, ne do të nxjerrim përfundimet e duhura dhe do të përdorim mjetet tona të shkatërrimit, të cilat i kemi me bollëk, për të goditur ato objekte që nuk i kemi goditur ende”.

Derisa të dielën ka pasur sulme ruse në rajonin e Luhansk të Ukrainës.