Ditëve të fundit shumë pjesë të pyjeve të Kosovës janë duke u përfshirë nga zjarret.
Kjo po ndodhë për shkak të pakujdesisë së qytetarëve.
Lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga Koshtova e Mitrovicës në të cilat shihet se pyjet e këtij vendi janë përfshirë nga flakët.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se ende nuk kanë detaje rreth këtij incidenti.
Për vatra zjarri është raportuar edhe në pjesë tjera të Mitrovicës.