Fjalë Kyçe

PZAP-ja hedh poshtë ankesën e VV-së për Listën Serbe

PZAP-ja hedh poshtë ankesën e VV-së për Listën Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që kërkonte të anulohej vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas vendimit të publikuar të enjten, ankesa e partisë në pushtet konsiderohet e palejueshme pasi nuk i përmbush kërkesat ligjore.

“HUDHET poshtë e palejuar ankesa Anr. 16/2025 e datës 08.01.2025, e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, me të cilën ka kërkuar që të anulohet Vendimi i KQZ-së Nr. 01/2328-2024, i datës 31.12.2024, dhe të urdhërohet KQZ, të nxjerr vendim”, thuhet në vendimin e Panelit.

Sipas këtij institucioni, vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mund të bëjnë ankesa të tilla.

Partia në pushtet e kishte cilësuar të paligjshme certifikimin e Listës Serbe.