Fjalë Kyçe

Qëllohet për vdekje adoleshenti në Rusi pas sulmit në rajonin me shumicë myslimane

Qëllohet për vdekje adoleshenti në Rusi pas sulmit në rajonin me shumicë myslimane

Policia në Rusi ka qëlluar për vdekje një 16-vjeçar të rajonit me shumicë myslimane të Tatarstanit, pasi kishte provuar t’i vinte flakën një stacioni lokal policor dhe theri një polic, kanë thënë hetuesit të premten.

Komiteti i Hetuesisë së Rusisë, i cili merret me krime të rënda, ka thënë përmes një deklarate se e ka trajtuar rastin si tentim për sulm terrorist dhe se ka hapur rast kriminal.

Adoleshenti ka tentuar të ndezë një stacion policor në qytetin Kukmor duke përdorur koktel molotovi dhe ka therur një polic të paktën tre herë gjatë përpjekjes për arrestim, thuhet tutje, raporton Reuters.

Një tjetër polic ka shtënë nga qielli fillimisht si paralajmërim para se të detyrohej të qëllonte mbi të, teksa në deklaratë thuhet se adoleshenti ka vdekur para se të arrijë ekipi mjekësor.

Nuk janë bërë të ditura motivet e adoleshentit për një sulm të tillë.