Njeriu më i shëndoshë i Britanisë për 5 vjet ka qëndruar i bllokuar në banesën e tij, pasi nuk mund të dilte.
Prandaj u desh ndërhyrja e 30 zjarrfikësve që ta ngrinin atë me vinç nga banesa e tij në kat të tretë për një trajtim urgjent.
Jason Holton, 30, nga Camberley, Surrey, ishte depresionuar duke pritur, por përfundimisht thirri shërbimet e urgjencës.
Doli nga banesa e tij me vinç ndërsa qëndronte në shtrat, por me ndihmën e zjarrfikësve që ishin në gatishmëri nëse krevati thyhej.
Duke folur nga shtrati i tij në spital, ai tha për The Sun: ‘Ishte e mahnitshme sepse ishte hera e parë në 5 vjet që provoja ajër të pastër.