Fjalë Kyçe

Qeni besnik pret çdo ditë të zotin tek dera e spitalit (FOTO)

Qeni besnik pret çdo ditë të zotin tek dera e spitalit (FOTO)

Thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut dhe padyshim ky është rasti i një pacienti, i cili po trajtohej në një spital në verilindje të Turqisë, qeni i të cilit priti në hyrje për gjashtë ditë radhazi, derisa i zoti doli nga spitali.

Kur Cemal Senturk u transferua me ambulancë në spitalin Medical Park, në Trabzon, më 14 Janar, qeni i tij Boncuk, u arratis nga apartamenti dhe e ndoqi atë nga pas.

Në hyrje të spitalin priti me durim çdo ditë.

Sipas asaj që shkruan CNN, ishte stafi i spitalit që informoi familjen e Senturk për vendndodhjen e qenit.

Ata e morën në shtëpi, por Boncuk ia doli të arratisej sërish dhe u rikthyer tek spitali, çdo ditë. Familja e tij tha se apartamenti ishte afër spitalit megjithatë ata nuk e zbuluan dot kurrë sesi arrinte Boncuk që të dilte nga shtëpia.

Në mënyrë që ta qetësonte dhe ta siguronte që gjithçka shkonte mirë, Senturk, ndonëse i shtruar në spital, komunikonte me qenin e tij nëpërmjet dritares së spitalit. Pavarësisht kësaj, miku i tij me katër këmbë vijoi të qëndronte jashtë derës derisa i zoti la spitalin.