Në mbledhjen e sotme të qeverisë u parapa të diskutohet edhe për masën doganore ndaj produkteve serbe dhe boshnjake që hyjnë në Kosovë.
Megjithatë u vendos që të shtyhet për në mbledhjen e ardhshme.
Pika e diskutimit ishte shqyrtimi i propozim vendimit lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Kosovës para vendosjes së masës 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia e Bosnja Hercegovina.
Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës shpjegoi pse është i nevojshëm të merret vendim për këtë çështje.
“Kanë ekzistu mallra që kanë hy në Kosovë të padoganuara para vendimit të taksës , për këtë arsye mendoj që një vendim i tillë të ndodhë. Qëllimi i taksës nuk ka qenë dëmtimi i sipërmarrsit”, tha Haradinaj./Gazeta Alo/