Qeveria franceze ka thënë se është e shqetësuar për “prani të madhe të dhunës” në Paris të shtunën që vjen, pasi lëvizja në rritje e “xhaketave te verdha” nuk po jep shenja se do të ndalet.
Nga qeveria kanë njoftuar se kanë larguar rritjet në buxhetin e vitit të ardhshëm, të parapara nga rritja e taksave të naftës – që ishte shkëndija që nxiti protestat në fillim.
Mirëpo pakënaqësitë në lidhje me politikat e qeverisë janë zgjeruar dhe protestat kanë shpërthyer edhe në lidhje me disa çështje tjera.
Ditën e enjte më shumë se 140 persona janë arrestuar në vetëm një protestë në lidhje me reformat e propozuar për sistemin e shkollave.
Protesta në Mantes-la-Jolie in Yvelines përfundoi në përleshje me policinë në afërsi te një shkolle.
Dhjetëra shkolla të tjera u bllokuan në qytete si Marsej dhe Paris.
Ndërsa, plani për protestat e “xhaketave të verdha” për të shtunën duket se do të vazhdojnë.
Protestat e fundit eskaluan në dhunë duke shkaktuar dëme në vlerë të miliona eurove.