Fjalë Kyçe

Qeveria japoneze heq kufizimet për turistët

Qeveria japoneze heq kufizimet për turistët

Japonia ka shfuqizuar kufizimet e pandemisë për të gjithë turistët që dëshirojnë ta vizitojnë shtetin e Lindjes së Largët.

Të martën janë hequr kufizimet e fundit kundër koronavirusit. Ka më shumë se dy vjet që Japonia kishte kontroll strikt kufitar për të mos lejuar përhapjen e COVID-19.

Turistët pritet t’i shpenzojnë 35 miliardë dollarë në vit në ekonominë e tretë më të madhe në botë. Dhe fluksi i turistëve pritet të rritet.

Dhe turistët e parë nga Gjermania kanë arritur menjëherë të martën, raportoi AP.

Ata kanë thënë se mezi presin të shohin kryeqytetin Tokio.