Fjalë Kyçe

Qeveria me vendim ndalon përdorimin e veturave zyrtare jashtë vendit pa autorizim

Qeveria me vendim ndalon përdorimin e veturave zyrtare jashtë vendit pa autorizim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar një vendim që ndalon zyrtarët shtetërorë të përdorin veturat zyrtare jashtë vendit për nevoja të tyre personale.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se policia obligohet që sa herë të ndalojë ndonjë veturë zyrtare t’ia kërkoj vozitësit ose personave të tjerë autorizimin se janë ose jo me detyrë jashtë vendit

Haradinaj ka thënë se këto autorizime i japin ministrat e dikastereve ose sekretarët e përgjithshëm të ministrive./Gazeta Alo/