Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 500 mijë euro për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se këto mjete do të ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë, shkruan Gazeta Alo.
“Propozoj që të ndahen shuma prej 500 mijë euro e të cilat do të merren nga kategoria e shpenzimeve rezervë”, ka thënë Haradinaj./Gazeta Alo/