Fjalë Kyçe

Qytetarët nxitojnë të tërheqin paratë e tyre nga banka, ja sa mjete i nxorën gjatë muajit të fundit

Qytetarët nxitojnë të tërheqin paratë e tyre nga banka, ja sa mjete i nxorën gjatë muajit të fundit

Analisti Blend Hyseni ka sjellë disa informata lidhur me tërheqjen e parave që po bëjnë qytetarët e Kosovës nga llogaritë e tyre të kursimit gjatë kohës së krizës së pandemisë. Ai ka bërë thirrje te qytetarët që të mos nxitojnë të bëjnë tërheqje të parave, pasi bankat janë mjaftueshëm likuide dhe nuk ka ndonjë rrezik financiar.

Postimi i plotë i Hyseni:

Nga të dhënat e publikuara sot të depozitave të bankave komerciale në Kosovë shohim se: Depozitat totale në muajin mars shënuan një rënje prej 60.2 milionë ku prej tyre 57 milionë janë nga ekonomitë familjare. Kjo është rënja më e madhe e depozitave bankare që nga viti 2000.

Kriza shëndetsore apo edhe ekonomike nuk duhet të shëndrrohet në panik sepse bankat e Kosovës janë mjaftueshëm likuide për ta përballuar këtë situatë.